143 qytetarë të Kosovës kthehen nga ShBA-ja

09 maj 2020 | 15:35

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington ka bërë me dije se 143 shtetas të vendit tonë janë kthyer në vendlindje.

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në ShBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”.

“Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja. #RriNShpi”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka alarmuar në lidhje me…