144-vjetori i Lidhjes së Prizrenit i bën bashkë kryetarët e komunave të Kosovës dhe Shqipërisë
10 qershor 2022
| 13:54
Në qytetin e Prizrenit, me rastin e 144-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit janë mbledhur bashkë kryetarët e komunave të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Bashkë me kryetarët e komunave dhe të Bashkive Shqiptare shënuam këtë ditë të madhe dhe u zotuam ta vazhdojmë këtë traditë të të parëve tanë, sidomos në këtë kohë kur shqiptarët janë faktorë të rëndësishëm dhe faktorë stabiliteti në rajon”, ka shkruar kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Urime të gjithëve përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!”, ka shkruar Totaj.