146 kandidatë i nënshtrohen testit për prokurorë të shtetit
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është mbajtur testi kualifikues për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve në prokuroritë themelore.
146 kandidatë i janë nënshtruar këtij testi, i cili po mbahet për të tretën herë.
Testi kualifikues është një prej pjesëve të testimit, i cili ka në përbërje edhe testin me shkrim dhe intervistat, të cilat i organizon Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve në modele të ngjashme të rekrutimit.
Ky test është mbikëqyrur nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj.
Në kuadër të monitorimit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe BIRN-it, ndërsa aplikimi i kandidatëve është realizuar përmes sistemit online.