147 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar pas ndërprerjes së rrymës
27 shtator 2022
| 14:40
147 minatorë të ndërmarrjes Trepça kanë mbetur të ngujuar në horizontet e minierës për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Këtë për veriu.info e ka konfirmuar U.D i kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani.
“Brenda në horizontet e ndërmarrjes kanë mbetur 147 minatorë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike pasi rrufeja ka shkatërruar disa izolatorë. Për 20 minuta pritet të sanohet problemi dhe minatorët do të dalin jashtë minierës” – ka thënë Abdurrahmani.