149 gjoba për shkelësit e ligjit të duhanit

21 mars 2023 | 12:13

Për më pak se një javë janë shqiptuar gjoba për 149 raste të shkeljes së Ligjit për kontrollin e duhanit. Kështu ka bërë me dije ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ai ka theksuar se nga 16 marsi e deri më sot kanë bërë 683 inspektime në teren.

“Ne vetëm po bëjmë detyrën tonë për të cilën jemi mandatuar. Ajo që po me bën të ndjehem krenar, është kultura e masave qytetare të cilët po e shprehin në respektim të vullnetshëm të ligjit. Ata të cilët në çfarëdo forme tentojnë ti shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore qe e ka përcaktuar ligji. Nga data 16 deri me sot kemi realizuar 683 inspektime nga të cilat kemi hasur në 149 raste të shkeljes se ligjit, për të cilat raste kanë pasuar gjobat”, ka thënë Peci.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotoaparatet janë bërë një mjet i rëndësishëm për të kapur…