15 ditë në SHBA, Kurti lajmërohet nga Bostoni, i ka mbetur edhe Nju-Jorku

22 maj 2022 | 08:13

Vizitës së kryeministrit Albin Kurti në ShBA po i vjen fundi. Të shtunën ai është lajmëruar nga shteti i Massachusetssit, në Boston, ku ka vendosur lule te varri i Fan Nolit dhe Faik Konicës.

Në bazë të agjendës, që është publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurtit i ka mbetur edhe vizita në Nju Jork, por nuk janë bërë të njohura detajet.

Nga kjo vizitë e gjatë, Kurti kthehet i kritikuar për mungesën e realizimit të takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë.

Kryesisht, vizitat e tij në shumë shtete të ShBA-së janë karakterizuar nga takime me mërgatën shqiptare, vizitat në kompanitë e teknologjisë së informacionit dhe takimet me senatorë e kongresistë amerikanë gjatë ditëve të fundit sa ka qëndruar në Uashington.

Në ditët e fundit të vizitës së tij, Kurti si dhe zyrtarë nga partia e tij e kanë arsyetuar mungesën e takimeve të larta me pretekstin se qëllimi i tij i vizitës në ShBA nuk ishte destinuar për këtë qëllim, por për sjelljen e investimeve amerikane në Kosovë.

Po ashtu, është përmendur edhe lufta në Ukrainë si një faktor që ka marrë vëmendjen e shtetit amerikan. Megjithatë, efektet konkrete të vizitës së Kurtit mbeten për t’u zbuluar në të ardhmen.

Nëse asgjë tjetër, siç e zbuloi deputeti i LV-së, Armend Muja para pak ditësh, Kurti ka bërë realitet një ëndërr ta kamotshme të tij për t’i vizituar kompanitë e mëdha të teknologjisë së informacionit në ShBA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Yuriy Gorodnichenko (bashkautorë: Bohdan Kukharskyy, Anastassia Fedyk dhe Ilona…