15 fermerë nga Gjakova përfitojnë nga një lopë dhe makinë mjelëse
13 dhjetor 2017
| 10:04
Komuna e Gjakovës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), të martën ua kanë dorëzuar 15 fermerëve, përfitues kësaj komune, nga një lopë dhe pajisje mjelëse.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të Paktit Territorial për Punësim të projektit rajonal të UNDP-së dhe ILO-së “Promovimi i zgjidhjeve përfshirëse të tregut të punës në Ballkanin Perëndimor”. Projekti i UNDP-ILO promovon fuqizimin e grave, të rinjve dhe njerëzve të anashkaluar me mundësi për punësim, zhvillim të shkathtësive dhe sipërmarrësinë rurale.