15 mijë e 577 votues nga diaspora për zgjedhjet lokale

23 gusht 2021 | 11:16

15 mijë e 577 aplikues kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës, ndërsa 3 mijë e 259 të tjerë jo, pasi nuk plotësuan kriteret juridike.

Këto të dhëna janë bërë me dije për ‘Ekonomia Online’ nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Shifrat e prezantuara nga KQZ-ja janë shumëfish më të ulëta krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të para disa muajve.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit ishin regjistruar më shumë se 102 mijë votues nga jashtë vendit edhe pse koha ishte shumë e shkurtër.

Zëdhënësi i KQZ-së, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 40 ditore në total KQZ-ja ka pranuar 18 mijë e 836 aplikacione për regjistrim, por që jo të gjithë kanë plotësuar kriteret juridike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 60 për qind e amerikanëve nuk kanë paguar asnjë…