15 mijë euro ia keqpërdorin për pagesa në Youtube dhe Tik-Tok
12 gusht 2023
| 09:52
Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se 15 mijë euro ia kanë keqpërdorur llogarinë bankare.
Ankuesi ka thënë se ka vërejtur se prej një muaji dikush ka bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale YouTube dhe TikTok.
Policia po e heton rastin si mashtrim.
“Me datë 11.08.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij me datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë, një shumë parash prej 15000€ dhe sot kur ka qenë në bankë dhe ka kërkuar qarkullimin për llogari, aty ka rezultuar se nga data 06.07.2023 person-a të panjohur kishin bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale You Tube dhe Tik Tok”, ka njoftuar Policia.