15 mijë persona pritet të lirohen nga kampet në Siri, ç’do të ndodhë me shqiptarët?
16 nëntor 2020
| 08:06
Një lajm i vjen nga kampi Al-Hol, nga i cili raportohet se do të lirohen disa të burgosur, pasi prej katër vjetësh mbahen të izoluar.
Shkak për lirimin e tyre është bërë fakti se disa persona janë infektuar me koronavirus dhe infeksioni po përhapet me shpejtësi.
Mësohet se autoritetet kurde kanë vendosur t’i lirojnë 15 000 të burgosur nga kampi Al-Hol, i cili ndodhet në verilindje të Sirisë.
Por si qëndron gjendja në lidhje me shqiptarët? Bedri Elezi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, zbulon për gazetën “Si” se në kampin e ruajtur nga kurdët në Veri të Sirisë janë strehuar rreth 53 fëmijë dhe gra nga Shqipëria, të cilët presin të kthehen në vendin e tyre.