15 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

02 dhjetor 2021 | 10:59

Sipas raportimeve nga njesitë përbërëse të ShSKUK-së, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 15 pacientë të konfirmuar me Covid-19, përderisa 25 pacientë janë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient, në Klinikë Infektive, 1 me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu hapi i pari debatin në…