“15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”
14 dhjetor 2017
| 11:27
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, para studentëve të kolegjit AAB ka promovuar librin e tij “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”.
Rektori i këtij kolegji, Lulzim Tafa, ka thënë se Pacolli është burrështetas botëror, ndërsa librin e ka konsideruar udhërrëfyes të pashoq për sukses në jetë.
Ndërsa Behgjet Pacolli është shprehur i lumtur me rastin e këtij promovimi, duke theksuar se prej kolegjit AAB janë shpërndarë dekorata e mirënjohje për personalitete botërore.