15 për qind rritje e pagave në arsim me Projektligjin e ri (tabela)
Në kohën kur arsimi është në grevë për shkak të kërkesës për mbështetje prej 100 euro, Instituti EdGuard ka paraqitur një analizë të pagave sipas Projektligjit të ri të pagave.
Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Rritja në paga për mësimdhënësit e arsimit para universitar sipas projekt ligjit të ri për paga. Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në këtë analizë.
Projekt ligji parasheh rritje të mëtejme në pagë sipas vlerësimit të performances së mësimdhënësve.
“Pagat me rritje të kalkuluar sipas projekt ligjit për paga me koeficient 1-18, me vlerë të koeficientit prej 120 euro. Pagat sipas ligjit paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese të kalkuluar me koeficient 1-10, me vlerë të koeficientit 239 euro”, theksohet në analizën e institutit EdGuard.