15 pyetjet më interesante të takimit të parë
Ka disa pyetje të cilat e largojnë tensionin e situatës dhe kanë tendencë të zbutin marrëdhënien formale apo atë lloj ngërçi që ndonjëherë vështirë të shuhet.
Janë ulur – mund t’i shohësh dhe të kuptosh që janë në takimin e parë prej 10 miljesh larg. Një vajzë dhe një djalë përballë njëri-tjetrit në një tryezë në qendër të qytetit. Duken gjatë gjithë kohës nervozë, kjo i bën ata të kuptohen shpejt që janë në takimin e parë.
Si e dimë këtë? Të gjitha shenjat dhe lëvizjet janë të dukshme. Janë të pastër, të rregullt, me stil, por të kontraktuar. Ekziston mes tyre një formalitet i ngurtë – edhe në mënyrën se si rrinë ulur. Kontrollojnë ambientin rreth e rrotull, menunë, vendosjen në tryezë dhe vetëm pak, herë pas here, kontakt me sy.
Është një përshkrim i thjeshtë që u ndodh të gjithë atyre që janë në takimin e parë. Çfarë duhet bërë? Ka disa pyetje të cilat e largojnë tensionin e situatës dhe kanë tendencë të zbutin marrëdhënien formale apo atë lloj ngërçi që ndonjëherë vështirë të shuhet.
Provo këto:
- Kush ka pasur më shumë ndikim në jetën tënde?
- Cilat janë gjërat që të bëjnë të qeshësh me zë të lartë?
- Cili është vendi që preferon të vizitosh në botë?
- Kush është miku yt më i mirë? Çfarë pëlqen më shumë tek ai/ajo?
- Filmi më i preferuar i të gjitha kohëve? Pse?
- Cili është qëllimi më i madh që do të arrish në jetë?
- Si të pëlqen ta kalosh fundjavën?
- Të pëlqejnë kafshët shtëpiake, ke në shtëpi?
- Ku ka jetuar familja jote, ç’motra, vëllezër ke?
- Si ke qenë si fëmijë?
- Cila është ajo gjë për të cilën nuk do të doje kurrë të të pyesnin?
- Ke një nofkë me të cilën të thërrasin të afërmit? Ka ndonjë histori?
- Cili ka qenë mësuesi i preferuar në shkollën e mesme, pse të pëlqente?
- Çfarë ëndërron më shumë të bësh në jetë?
- Çfarë urren më shumë në një lidhje? (Më thuaj që unë ta shmang!)