15 raste të reja me Covid në Kosovë, asnjë rast i vdekjes
16 tetor 2021
| 15:23
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 745.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.
Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.