15-shi i PDK-së, Kujtim Gashi
Ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi do të garoj për deputet në zgjedhjte parlamentre që do të mbahen me 9 shkurt 2025, nga radhët e PDK-së. Gashi dontë garoj me numrin 15 në listën zgjedhore të PDK-së.
Njoftimi i plotë i kandidatit për deputet, Kujtim Gashi: Të dashur qytetarë të Prizrenit, miq dhe aktivistë
Jam thellësisht falendërues për mbështetjen që më keni dhënë vazhdimësisht gjatë këtyre viteve në rrugëtimin tim politik. Edhe në këto zgjedhje që po vijnë, pres që besimi i ndërsjellë të forcohet edhe më tej për një Kosovë që mundet më mirë.
Edhe zyrtarisht kandidatura ime për deputet në listën fituese të PDK-së është shpallur sonte. Në këto zgjedhje do të mbaj numrin 15 dhe ka shumë arsye që më 9 shkurt të votohet PDK-ja dhe kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza.
Tërë jetën, në çdo pozitë institucionale e politike që kam mbajtur, jam përpjkur të punoj me nder dhe përgjegjësi, i bindur se angazhimi ynë është shërbim dhe asnjëherë shpërblim.
Falendëroj për besimin e plotë mikun tim, kryetarin Shaqir Totaj, degën e PDK-së në Prizren dhe mbështetjen e lidershipit të PDK-së, Kryetarit Memli Krasniqi e kryeminitrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
Faleminderit familjes time, shumë miqve e aktivistëve të shumtë kudo në Kosovë e Mërgatë, pa të cilët asnjë fitore e PDK-së nuk është e mundshme
Pres që edhe në këto zgjedhje të rrugëtojmë së bashku, duke u angazhuar fuqishëm për fitoren e 9 shkurtit.
Na priftë e mbara!