15-shi i PDK-së, Kujtim Gashi: Me energji të re për fitoren e radhës së PDK-së
Ish-ministri i Kulturës, aktualisht nënkryetar i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është kandidat për deputet në listën e PDK-së me numrin 15
Ai ka postuar sot në “Facebook” një aktivitet të fundit me banorët e fshatit Romaj, duke theksuar se me energji të re dhe gatishmëri për punë, janë më të përgatitur se kurrë për fitoren e radhës së PDK-së.
Kur ka zyrtarizuar kandidaturën për deputet, Gashi ka thënë se është thellësisht falënderues për mbështetjen që qytetarët i kanë dhënë vazhdimisht gjatë këtyre viteve në rrugëtimin e tij politik, duke treguar edhe për arsyen e kandidimit të tij për deputet.
“Edhe në këto zgjedhje që po vijnë, pres që besimi i ndërsjellë të forcohet edhe më tej për një Kosovë që mundet më mirë. Edhe zyrtarisht kandidatura ime për deputet në listën fituese të PDK-së është shpallur sonte. Në këto zgjedhje do të mbaj numrin 15 dhe ka shumë arsye që më 9 shkurt të votohet PDK-ja dhe kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza. Tërë jetën, në çdo pozitë institucionale e politike që kam mbajtur, jam përpjekur të punoj me nder dhe përgjegjësi, i bindur se angazhimi ynë është shërbim dhe asnjëherë shpërblim”, ka thënë Gashi, duke falënderuar për besimin e plotë kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, degën e PDK-së në Prizren dhe mbështetjen e lidershipit të PDK-së, kryetarin Memli Krasniqi e kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
“Faleminderit familjes time, shumë miqve e aktivistëve të shumtë kudo në Kosovë e Mërgatë, pa të cilët asnjë fitore e PDK-së nuk është e mundshme Pres që edhe në këto zgjedhje të rrugëtojmë së bashku, duke u angazhuar fuqishëm për fitoren e 9 shkurtit”, ka thënë Gashi.