15 të infektuar me Covid në spitalin infektiv në Tiranë, epidemiologu: Po qarkullon varianti Omicron, variant i lehtë

29 korrik 2024 | 11:59

Në spitalin infektiv janë të shtruar 15 persona të prekur me Covid-19.

Epidemiologu i ISHP Artan Simaku sqaron se prania e variant Omicron që po qarkullon aktualisht në Shqipëri, shfaq simptoma të lehta, por grupet e riskut nuk duhet t’i neglizhojnë.

“Gjatë stinës së dimrit ku mbizotëron qarkullimi i gripit Covid qarkullon nën nivel disa herë më të ulët, ndërsa tani ka mbizotërim me Covid. Ka të shtruar në spital dhe janë rreth 15 persona të shtruar të grupmoshës 65 vjeç e lart, janë grupmosha në risk dhe duhet të respektojnë masat; distancim fizik, të evitojnë grumbullimet, mbajtja e maskës dhe higjienë e mirë, të lajnë duart”.

“Qarkullon varianti Omicron me nënvariantet e tij. Është një variant i lehtë me sëmundshmëri të lehtë, vetëm me shqetësime fyti, me temperaturë më të ulët se gripi dhe shenjat e përgjithshme”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova i ka filluar me sukses Lojërat Olimpike “Paris…