15 të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
19 janar 2021
| 11:37
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, 15 persona.
Përgjatë kësaj periudhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.