15 të vdekur e 226 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
31 korrik 2020
| 15:04
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 15 pacientë me Covid-19, ndërkohë janë shtuar edhe 226 raste pozitive.
Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë, rastet e fundit pozitive kanë dalë nga 459 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
IKSHPK-ja njofton se në 24-orëshin e fundit janë shëruar 115 pacientë.
Dje u shënuan 16 të vdekur, 258 raste të reja e 196 të shëruar.