15 veturave në Beograd u shkruhet mbishkrimi UÇK, arrestohen tre shqiptarë (Foto)
08 janar 2019
| 16:16
Tre të rinj shqiptarë në Beograd, janë arrestuar nga autoritetet serbe pasi të njëjtit natën e ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në vendbanimin Mirijevo, kanë shkruar simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.
Siç pohojnë mediet serbe, bëhet fjalë për Iba Bajramaj (20 vjeç), Shpreson Bajramaj (22 vjeç) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25 vjeç) nga Prizreni.
Të paktën pesëmbëdhjetë makina mbetën me simbole “Ushtri Çlirimtare të Kosovës”, shkruajnë mediet në Serbi.
Po ashtu, është bërë me dije se ishin pikërisht banorët serbë të kësaj lagje të cilët kanë lajmëruar policinë me arsyetimin se janë të frikësuar.