15-vjeçari, dy diploma nga dy fakultete

17 dhjetor 2021 | 08:50

15-vjeçari Jack Rico është bërë personi më i ri që ka diplomuar ndonjëherë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas.

Rico mori diplomën e tij universitare këtë javë dhe ia shtoi diplomave që tashmë mban nga Universiteti Fullerton, të cilin e përfundoi në moshën 13-vjeçare dhe ku është gjithashtu personi më i ri që ka një diplomë ndonjëherë.

Ai ka theksuar se është pritur shumë mirë nga studentët dhe profesorët e tjerë të fakultetit dhe se nuk është trajtuar si fëmijë. Xheku tashmë ka përfunduar studimet e historisë dhe ende nuk është i sigurt se cilën fushë do të zgjedhë në studimet e tij pasuniversitare, transmeton Reporteri.net.

Është interesant fakti se në klasën e tretë e shkollës fillore e braktisi shkollën. Ai arriti rezultate mbi mesataren në testet e inteligjencës shkollore, por disa lëndë thjesht nuk funksionuan për të. Më pas prindërit e tij vendosën ta edukojnë në shtëpi.

“Asnjë fëmijë nuk është i njëjtë, sepse disa fëmijë përparojnë më mirë në mjedisin shkollor, të tjerët përparojnë më mirë gjatë mësimit në shtëpi… Mendoj se kjo duhet të jetë zgjedhja e fëmijës”, tha Rico për KTNV.

Nëna e tij Ru Andrade thotë se ai ka shfaqur shenja të inteligjencës së lartë që në moshë të re. Për ditëlindjen e tij të katërt, ai donte të shihte Shtëpinë e Bardhë. Prindërit e tij i thanë se ai mund të mësonte përmendësh të gjithë presidentët amerikanë. Rico bëri pikërisht këtë dhe gjatë rrugës mësoi emrat e të gjithë nënkryetarëve – për çdo rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është padyshim një ndër serialet më të suksesshëm në Netflix.…