15-vjeçari gjendet nën rrënoja
22 mars 2020
| 10:26
Zagrebi sot në orën 6.25 u çua i tmerruar, pas tërmetit të fuqishëm rreth 6 shkallësh. Si pasojë e rënies së tij, deri më tash është konfirmuar se ka humbur jetën një fëmijë 15-vjeçar.
“Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë që më nuk kishte shenja jete”, tha Zharko Rashiq, kreu i Institutit të Mjekësisë Emergjente të Zagrebit.
Tërmeti u ndje edhe në disa pjesë të Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë, Sllovenisë dhe Austrisë.
Kroacia, ndër të tjera, po përballet edhe me pandeminë e koronavirusit. Deri më tani ka 206 raste të të infektuarve.