15-vjeçarja merr diplomë universitare
Në mesin e milionave që po festojnë diplomimin nga universiteti në SHBA, këtë pranverë është edhe një 15-vjeçare nga Oklahoma, një nga amerikanet më të reja me diplomë universitare.
Shania Muhammad u diplomua në Universitetin Langston me diplomë në arte dhe me notën më të lartë në klasën e saj. Ajo ka thënë se dëshiron të vazhdojë karrierën në komunikim publik dhe të publikojë një libër për eksperiencën e saj në shkollë.
“Gjëja më e madhe e imja është… ta përhap historinë time”, i tha ajo.
Diplomimi universitar në moshë të re nuk është i pazakontë, por mbetet i rrallë. Faqja e historisë dhe kulturës “oldest.org” ka bërë një listë të 10 të diplomuarve më të rinj dhe Muhammad është në moshën e njëjtë me numrin 10 në atë listë: Kathleen Holtz, e cila diplomoi në filozofi në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në vitin 2004.
Muhammad ka thënë se ajo dhe familja e saj nisën përgatitjet për të që ta përfundonte universitetin në moshë të re që kur ishte tetë vjeç, kur shumica e fëmijëve amerikane janë në klasë të dytë.
Ajo ka shtuar se përkushtimi për suksesin e saj ka qenë më shumë një interes në të qenit sa më shumë e arsimuar.