15-vjeçarja ruse dyshohet për doping

10 shkurt 2022 | 16:44

Një skandal ka ndodhur në Lojërat Dimërore të Pekinit. Është shtyrë ndarja e çmimeve për garën dhe shkak, sipas faqes së internetit “Insidethegames”, është një test antidoping i dyshuar pozitiv nga 15-vjeçarja ruse Kamila Valieva përpara Pekinit.

“Agjencia Ndërkombëtare e Testimit është në dijeni të raporteve që qarkullojnë në lidhje me ceremoninë e shtyrë të ndarjes së çmimeve për garën e ekipit të patinazhit artistik. Çdo njoftim në lidhje me këto ngjarje do të publikohet në faqen e internetit”, u shpreh një zëdhënës i organizatës së pavarur për shtyrjen “për arsye ligjore” të ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Lojërat e Pekinit.

Situata është e komplikuar edhe më shumë sepse, sipas rregullave të Kodit Botëror Anti-Doping, Valieva është “person i mbrojtur” sepse “në momentin e shkeljes së rregullores antidoping ishte nën moshën 16 vjeç”. Prandaj nuk mund të identifikohet zyrtarisht nëse është fajtore për një shkelje të rregullores anti-doping, thekson “Insidethegames”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe tetë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e…