15 vjet shtet…

17 shkurt 2023 | 23:18

Shkruan: Nait Hasani

Adem Jashari nga shtatorja në bronz, me zërin e tij na thërret, në mbrojtje të luftës sonë të shenjtë edhe në Hagë.

Ky dhe ky përvjetor i pavaresisë së Kosovës, tregon  dhe njëherë përseri shpërfytyrimin politikë të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe frikën e tyre, sa herë u kujtohet Haga, duke mos pasur guximin kurajon politike t’i përmendin shpallësit e Pavarësisë së Kosovës, Shtet e as Hagën si gjykatë politike dhe e padrejtë.

Mungesa e gatishmërisë dhe  përgjegjësisë por dhe frika për marrjen në mbrojtje të drejtuesve të UÇK-së, si shtet, të akuzuar nga gjykata speciale në Hagë, ku deri në gjykim janë të pafajshëm, që padrejtësishtë janë aty dhe mospërmendja në festa dhe në ditën e pavarësisë së Kosovës, tregon vogëlsin shpirtërore e politike të drejtuesve të shtetit të Kosovës sot.

Pavarësia e Kosovës ka kuptim, kur mbrohen vlerat e krijuara me gjak e pendë në shekujt.

Këti populli nuk duhet t’ia thejmë e humbim shpresat, se as pesëqindtë vjet nën Perandorin Osmane dhe njëqindtë vjet nën okupimin  e Serbisë këti populli nuk ka mundur askush ti’ia thyej Shpresën, sepse ky populli im ka pas motiv e shpresë me qëndru se ka qenë i lidhur me gjak me tokën dhe e ka mbrojtur me gjakë truallin e vet denbabaden, ndërsa sot në shtetin tonë 15 vjeçar, migrimi nuk ka të ndalur, Kosova po zbrazet, ky është mjerimi politikë shtetëror.

Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me dëshmorët janë më meritorët qe me gjakun e derdhur në fushëbeteja për çlirimin e Kosovës nga pushtimi kolonial i shtetit Serb.

Në Hagë, sot mbrohen vlerat e motivet e luftës sonë për liri, mbrohet UÇK, mbrohet shteti i Kosovës.

15 vjet shtet,

Urime Kosovë ditën e Pavarësisë!

Lavdi dëshmorëve!

Çlirimi i Kosovës, Liria jonë ka emrin UÇK!

Tiranë,

17 shkurt 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Secila parti që vjen në pushtet mundohet ta ndërtojë narrativin…