15 vjet shtet, FSK-ja dhe policia parakalojnë shesheve të kryeqytetit (foto)

17 shkurt 2023 | 13:54

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të kryeqytetit, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare kanë parë nga afër parakalimet e pjesëtarëve të këtyre dy institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ata janë shprehur krenarë me FSK-në dhe policinë dhe kërkojnë që ky ritëm i zhvillimit të tyre të mos ndalet. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerina Berisha shpall të pavlefshme diplomën e Masterit në Departamentin…