15-vjetori i Kushtetutës, Osmani: Kushtetuta jonë është tejet unike

07 prill 2023 | 11:22

“Në 15-vjetorin e Kushtetutës sonë ne duhet të reflektojmë mbi ata që përbën kjo Kushtetutë – bazën e mirë për ecjen përpara të vendit tonë. Me shumë krenari e themi se jemi ndër vendet e pakta që kanë një garantim të të drejtave të minoriteteve dhe të gjithë qytetarëve”, kështu ka thënë presidentja Vjosa Osmani me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës në konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës” që është organizuar nga Grupi për Ballkan.

Ajo ka thënë se një armë shumë e rëndësishme e Kushtetutës sonë është korniza institucionale.

“Kushtetuta jonë është tejet unike që i mvesh presidentes një detyrë të rëndësishme. Gjatë këtyre 15 vjetëve Kushtetuta ka ndryshuar. Kemi nisur historinë e saj me mbikëqyrje. Para Gjykatës Kushtetuese janë edhe amendamentet për vetingun. S’ka gjë më të dhimbshme për një shoqëri se sa të humbin besimin në drejtësi. Gjersa po festojmë këtë shpreh gatishmërinë për të vazhduar në shërbim të vendit ashtu siç kërkon Kushtetuta”, është shprehur Osmani.

Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës&Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja kishte vendosur në qendër të reklamës së rinovimit të…