150 kamionë me ndihma kanë kaluar në Gaza deri më tani
Njëzet e gjashtë kamionë me ndihma kanë kaluar inspektimin dhe janë nisur për në Rripin e Gazës nga Egjipti, në pikën kufitare Rafah.
Ndërkohë, 34 kamionë janë ende nën kontrollin e sigurisë dhe 15 mbeten për t’u kontrolluar.
Gjithësej, Departamentit të Shtetit të SHBA-së, tha se një numër i përgjithshëm prej 150 kamionësh ndihmash kanë kaluar përmes kalimit Rafah në Gaza që nga hapja e portës javën e kaluar.
Gjithsej 45 kamionë ndihma kaluan të dielën – më së shumti që nga hapja e portës, shtoi ai.
“Ne synojmë ta kapërcejmë këtë numër sot, nesër dhe më tej”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Miller tha se SHBA-ja do të “vazhdojë përpjekjet tona të pandërprera diplomatike në partneritet me Izraelin, Egjiptin, Kombet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë humanitar” për të rritur “shpërndarjet ditore të ushqimit, ujit dhe furnizimeve mjekësore në Gaza”.