150 metra afër, agjenti i FBI: E habitshme që sulmuesi mundi të qëllonte drejt Trump para se ta vriste shërbimi sekret
Është “e habitshme” që personi i armatosur ishte në gjendje të hapte zjarr në skenë përpara se Shërbimi Sekret ta vriste, ka thënë agjenti special i FBI-së, duke analizuar tentimin për vrasjen e ish-presidentit amerikan, shkruan “The Guardian”.
Një analizë e “Associated Press” e më shumë se një duzinë videove dhe fotove nga skena e tubimit të Donald Trump në Butler, Pensilvani, si dhe imazhet satelitore, tregojnë se sulmuesi i dyshuar ishte në gjendje t’i afrohej çuditërisht skenës.
Çatia ku shtrihej trupi i tij ishte më pak se 150 metra nga vendi ku Trump po fliste.
I pyetur në një konferencë shtypi nëse forcat e rendit nuk e dinin që sulmuesi ishte në çati derisa ai nisi të qëllonte, Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën e terrenit të FBI në Pittsburgh, u përgjigj se “ky është vlerësimi ynë në këtë moment”.
“Është e habitshme” që personi i armatosur ishte në gjendje të hapte zjarr në skenë përpara se shërbimi sekret ta vriste, ka thënë ai.
Nga të shtënat, Donald Trump ka thënë se është qëlluar në pjesën e sipërme të veshit të djathtë.
Shërbimi sekret ka thënë se një person është vrarë në publik dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje.