150% rritje në kujdesin shëndetësor dhe psikologjik për Policinë e Kosovës

26 dhjetor 2024 | 11:13

Rreth 150% më shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë përfshirë në shërbimet shëndetësore gjatë këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Në total, janë kryer 3,078 kontrolle sistematike për policët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe 2,148 kontrolle psikologjike për rekrutët e rinj.
Këto të dhëna u publikuan në konferencën e përbashkët për medie nga Policia e Kosovës dhe SHSKUK-ja ku janë prezantuar të arriturat e “Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të PK-së dhe SHSKUK-së, për Shërbime Mjekësore dhe Psikologjike të Personelit Policor dhe Rekrutëve”.

Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, ka theksuar arritjet e marrëveshjes për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe rekrutët.

Ai njoftoi për rritjen prej 150 për qind të pjesëmarrësve policorë në shërbimin shëndetësor këtë vit.

“Ajo që është më e veçanta e këtij viti, për 150 për qind kemi shtim të pjesëtarëve policorë në shërbimin shëndetësor. Pavarësisht angazhimit si menaxhment, falënderoj secilin pjesëtarë për shërbimet që kanë bërë. Me të gjitha organet që kemi bashkëpunim, të jenë në gatishmëri për të ofruar këto shërbime edhe në vitet vijuese”, ka thënë Hajdari.

Drejtorja e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Lindita Kajtazi, theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve mjekësore për personelin e Policisë së Kosovës, veçanërisht në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore.

“Ofrimi i shërbimeve mjekësore kanë ndikuar në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore të të gjithë pjesëtarëve, zyrtarëve të Policisë së Kosovës, ka rëndësi shumë të madhe për mirëqenien e të gjithë të punësuarve të Policisë së Kosovës”.

“Përveç kontrollimit mjekësor sistematik, kemi arritur të realizojmë kontrollimet mjekësore psikologjike për të gjithë aplikantët që kanë konkurruar në Policinë e Kosovës. Janë kryer dhe ekzaminime të zyrtarëve dhe kjo ka ndikuar të bëjmë një identifikim të hershëm të sëmundjeve. E gjithë kjo është arritur falë përkushtimit të përbashkët me një punë të madhe profesionale duke respektuar kodin e etikës”, ka theksuar Kajtazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas reshjeve të borës, rrugët e qytetit dhe ato të…