150 të arrestuar nga Europoli për blerje dhe shitje ilegale në internet

26 tetor 2021 | 13:57

Rreth 150 persona janë arrestuar gjatë një aksioni të përbashkët ndërkombëtar për akuzat e blerjes dhe shitjes ilegale të produkteve në internet.

Europol bën me dije se ky është një nga aksionet më të mëdha që synoi të godiste rrjetin e errët online.

Operacioni i quajtur ‘Dark HunTOR’, përfshiu një sërë veprimesh që u kryen veçmas, por pati bashkëpunim edhe në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan euronews.al.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, policia arrestoi 65 persona, 47 në Gjermani, 24 në Britani të Madhe, 4 në Itali dhe Holandë.

Agjentët konfiskuan gjithashtu 26.7 milionë euro kesh, monedha virtuale, si dhe 45 armë, 234 kilogramë drogë, duke përfshirë 25 mijë pilula ekstazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së…