Jashari kërkon nga qytetarët e Skenderajt ta ruajnë ambientin
08 prill 2019
| 22:46
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që ta ruajnë ambientin.
“Në funksion të zbatimit të Udhëzimit Administrativ, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për Ndëshkimet me Gjoba Mandatore, si dhe në kuadër të politikave të qeverisjes sonë lokale në Skenderaj, për ruajtje të ambientit dhe hapësirave publike, bëjmë apel tek te gjithë qytetarët e komunës sonë, të kenë kujdes në veprimet e tyre që bien ndesh me këtë Udhëzim Administrativ.Në të kundërtën, pasojnë ndëshkimet me gjoba mandatore, për secilin shkelës të dispozitave ligjore. Gjobat janë të larta, andaj bëni kujdes!”, ka shkruar Jashari.
/Epoka e re/