153 mijë euro për Komisionin për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror
20 shkurt 2018
| 17:57
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën për ndarjen e 153 mijë euro për Komisionin shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.
Këto mjete janë ndarë nga rezervat e buxhetit të shtetit, për Komisionin shtetëror për mirëmbajtjen e kufirit dhe vazhdimin e punës të komisionit të drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.