
Kurorëzimi i dashurisë në mënyrë të pazakontë
30 janar 2018
| 10:50
Një çift i cili u njoh në faqen e takimit ‘Plenty of Fish’ ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë në një formë të pazakontë.
Lauren dhe Gary Dongray nga Anglia u martuan nën ujë rrethuar nga gjallesat detare. Çifti tha ‘Po’ brenda akuariumit gjigant, kurse dëshmitarët e tyre ishin peshqit e peshkaqenët.
Të ftuarit qëndronin në një restorant jashtë xhamit, ndërsa nusja e dhëndri mbanin maska oksigjeni në ujë.