157 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

29 janar 2021 | 11:30

Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor, për vlerësimin e situatës së përballjes me virusin.

Ismajli, në emër të Komitetit, ka apeluar qytetarët dhe bizneset që ofrojnë shërbime që t’iu përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.

Ai ka bërë me dije se në Gjilan aktualisht janë 157 raste aktive me Covid-19.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 9 214 mostra, 3 418 kanë rezultuar pozitivë, 3 157 janë shëruar, 107 të vdekur, 157 raste janë aktive, 19 të konfirmuar me Covid-19 janë në hospitalizim dhe 184 mostra në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Obligimi i bizneseve që kanë numër të madh të artikujve…