HOROSKOPI DITOR

23 prill 2019 | 11:27

DASHI
Po ju vijnë në mend çaste që keni shumë dëshirë t’i riktheheni përsëri. Kujtime të bukura që thjesht po ju shoqërojnë gjatë ditës.

DEMI
Keni rezultate të shkëlqyera në një projekt që vijnë si pasojë e bashkëpunimit shumë të mirë që keni me kolegët tuaj.

BINJAKËT
Kujtimet e ëmbla po ju lezetojnë ditën sot. Jeni të përkundur nga një ndjenjë kënaqësie që nuk e kuptoni se nga vjen.

GAFORRJA
Sot dëshironi të qëndroni të qetë në ambientin tuaj që ju pëlqen aq shumë. Një ditë jo me ndonjë ngjarje të veçantë për t’u mbajtur mend.

LUANI
Duhet ta mbani nën fre krenarinë tuaj dhe ambicien e tepruar sepse në të shkuarën keni bërë gabime që ju kanë kushtuar shtrenjtë.

VIRGJËRESHA
I keni pasur çastet tuaja të lavdisë gjatë paradites së sotme dhe për këtë jeni shumë krenar. Mbrëmja paraqitet e qetë.

PESHORJA
Sot një ditë e mirë për takime pune ose konkurse shkolle. Fati është në anën tuaj dhe çdo gjë do të përfundojë në favorin tuaj.

AKREPI
Sot do të vendosni të kaloni një ditë me miqtë sepse ju duhet mendimi i tyre për një vendim të rëndësishëm që do të merrni.

SHIGJETARI
Jeni disi të pakënaqur me disa situata që po ndodhin rreth jush. Do të kërkoni të gjeni fajtorin, por nuk do të mundni dot.

BRICJAPI
Do t’ju vlerësojnë për aftësitë tuaja në punë sot dhe meritat do të jenë si morale ashtu edhe financiare.

UJORI
Sot çdo gjë ju çon larg banales dhe vulgaritetit. Do të ndjeheni shumë të lirë.

PESHQIT
Sot gjatë gjithë ditës do të mendoni vetëm për çështje punë dhe financiare. Duhet të mendoni edhe për çështjet e zemrës ndonjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DASHI Po ju vijnë në mend çaste që keni shumë…