159 mijë mesazhe në 10 muaj, historia e vajzës manjake! (Foto)
Pikërisht nuk i pëlqente që ai e refuzonte. Për këtë, si një vajzë simpatike e refuzuar, është shndërruar në një përndjekëse. Historia është e Jacquelyn Ades, 31 vjeçe, estetiste nga Arizona e ShBA-së dhe autore e 159 mijë mesazheve të dërguara njeriut që nuk “e donte”.
Gjithçka ka ndodhur në muajt e shkuar dhe tani Jacquelyn pret të dalë në gjyq me akuzën e përndjekjes. Kur është ndaluar në maj, policia ka zbuluar se vetëm në 10 muaj, ajo kishte dërguar 159 mijë mesazhe njeriut që e kishte njohur në një sajt interneti për takime.
Të dy, në të vërtetë janë takuar dhe kanë dalë bashkë, por vetëm një herë, më pas, ai ka vendosur të ndërpresë frekuentimin. Por ajo nuk e kishte marrë mirë dhe kishte nisur “ta sulmonte” me mesazhe pak a shumë 500 mesazhe në ditë.
Në prill kishte arritur të gjente shtëpinë e tij, ku policia e ka gjetur duke bërë dush në vaskën e tij, ndërsa ai nuk ndodhej në shtëpi. Por jo vetëm: gruaja kishte shkuar në vendin e tij të punës, duke u hequr si bashkëshortja e tij.
Në makinë, policia i ka gjetur asaj një thikë. “Bëj atë që do, por mos më lë, ose ndryshe do të të vras, ndonëse nuk dua të bëhem një vrasëse…”, shkruante ajo në telefon.
Dhe sërish: “Do të përgatis sushi me veshkat e tua dhe do të përgatis kockat e duarve të tua si shkopinj…”. /Gazeta Shqip/