159 raste të reja dhe një i vdekur nga Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë raportimin për situatën nga Covidi në 24 orët e fundit.
Një qytetar nga Tirana ka humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar 159 raste të reja nga me Covid-19.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, dhe Cerrik. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.