16 341 raste aktive me Covid në Kosovë
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 16 341 raste aktive me Covid janë Kosovë.
Dje katër persona kanë vdekur nga Covidi dhe janë regjistruar 2.250 raste të reja me ketë virus.
Viktimat ishin nga Peja, Prizreni, Rahoveci dhe Gjilani.
Rastet e reja dalin pas testimit të 11.814 mostrave, që i bie se 19 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 154 persona.
Grupmosha me më së shumti raste të reja është ajo 20-29 vjeç me 543 raste, pasuar nga 30-39 vjeç me 476 raste.
Komuna me më së shumti raste të reja është Prishta, ku janë regjistruar 362 raste të reja.
Prej 13 marsit 2020 deri më 20 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 125.348 me koronavirus, ku 2.307 persona kanë vdekur dhe 106.700.