16 infermiere të një spitali mbesin shtatzënë në të njëjtën kohë
19 gusht 2018
| 17:39
Gjashtëmbëdhjetë (16) infermiere në Qendrën Mjekësore të Desertit të Bannerit në Arizona janë shtatzënë.
Infermieret kohët e fundit kanë zbuluar se të gjitha presin të lindin në periudhën në mes muajit tetor deri në janar, shkruan “Daily Mail”.
Infermierja Rochele Sherman, ka thënë se gati përgjatë tetë muajve “nuk e dinin se sa prej tyre ishin shtatzënë, derisa kanë hapur një grup të përbashkët në ‘Facebook’”.
Ajo ka thënë në shaka se e kanë bërë plan për të pushuar të gjitha së bashku.
Stafi i spitalit janë duke u përgatitur për kohën e lindjes së tyre që të kenë staf të mjaftueshëm për pacientët.