
16 kompani humbin lejet e importit të kafshëve – dyshime për falsifikime dhe evazion fiskal
Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së sigurisë ushqimore dhe parandalimit të abuzimeve në tregtinë me kafshë të gjalla. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi më 18 prill se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pezulluar përkohësisht lejet e importit për 28 operatorë ekonomik, pas dyshimeve për përdorim të dokumenteve të falsifikuara gjatë proceseve të importit nga vendet e Rajonit dhe Bashkimi Evropian.
Veriu.info ka siguruar emrat e 16 kompanive nga 28 sosh, që u janë pezulluar lejet e importit (sapo të na jep qasje AUV do t’i publikojmë listën e plotë):
Elvis Lina Sh.P.K., Pronarë: Bislim dhe Ifran Spahiu; Adresa: Podujevë
Luka Company Sh.P.K.; Pronar: Arif Spahiu; Adresa: Podujevë
ERDA Com Sh.P.K.; Pronarë: Halim, Agon e Nexhmije Qerimi; Adresa Podujevë
Agro Bulls Sh.P.K.; Pronar: Skender Qerimi; Adresa: Podujevë
EURO NUSHI Sh.P.K.; Pronar: Mirset Ajeti; Adresa: Ferizaj
Beesi FB Group Sh. P.K.; Pronar: Besim Bunjaku; Adresa: Vushtrri
MELI Sh.P.K.; Pronar/aksionar: Meli Holding (Ramadan Bunjaku, Mensur Bunjaku e Besim Bunjaku); Adresa: Sallabajë – Podujevë
Buquku Sh.P.K.; Pronar: Jeton Buquku; Adresa: Pejë
FRON Sh.P.K.; Pronar: Mustafë Halili, Adresa: Prishtinë
Hudea Sh.P.K.; Pronar: Valmir Humolli; Adresa: Podujevë
Erijoni Group Sh.P.K.; Pronar: Mirsad Bunjaku; Adresa: Podujevë
DIBRANI COMPANY Sh.P.K.; Pronar: Dibran Gashi; Adresa: Suharekë
REISA 2022 Sh.P.K.; Pronar: Sheqir Humolli; Adresa: Prishtinë
NARONI BULLS Sh.P.K.; Pronar: Shaban Bici dhe Shkurte Bici; Adresa: Podujevë
AJLA 2021 Sh.P.K.; Pronar: Shaban Rrahimi: Adresa: Podujevë
LEARTI – H Sh.P.K.; Pronar: Negjmedin Haskaj; Adresa: Istog
Gezimi Mall Sh.P.K.; Pronar: Gëzim Bajrami; Adresa: Podujevë
Veriu.info ka dërguar pyetje në e-mail e numra telefonik të të gjitha kompanive të apostrofuara më sipër, për të kërkuar përgjigje për arsyen e pezullimit të lejeve të importit për kafshë të gjalla nga vendet e rajonit dhe BE, por përgjigje kemi marrë vetëm nga Buquku Sh.P.K. dhe Luka Company Sh.P.K.
Në pjesën e dytë të artikullit që do të pubkikohet sonte, mund të lexoni përgjigjet e kompanisë Buquku Sh.P.K., Luka Company Sh.P.K. dhe përgjigjen e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, ku kuptohet se si postimi i ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ishte vetëm për konsum ditor, ani pse ai në postim thoshte se s’po ka interesim nga mediat për këtë ‘angazhim’.
P.S.: Veriu.info është duke hulumtuar edhe rastin e njërës prej kompanive që u është hequr licenca, ku në mjetin e tyre para disa vitesh në Serbi ishte konfiskuar një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.