16 ligjet e dërguara në Kushtetuese, Shala: A po vepron kjo qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?

13 dhjetor 2024 | 22:07

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala është deklaruar për projektligjet që kjo parti i ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese, e ku një ndër ta është edhe ai për menaxhimin e resurseve ujore.

Rreth këtij të fundit, ai ka thënë se kishte ‘‘përgatitur për diskutim një kritikë në disa pika ndaj këtij projektligji të hartuar në mënyrë sharlatane e skandaloze’’.

‘‘Projektligji specifikon tri pellgje lumore të Kosovës – rajonin e pellgut të Drinit, të Danubit dhe të Vardarit. Në të vertetë, që nga vitet ’90 e tutje, dokumentet zyrtare dhe literatura profesionale i referohen vetëm pellgjeve lumore të lumenjve të Kosovës. Pasi vetë ky projektligj është për Republikën e Kosovës, dhe jo për ish Jugosllavinë, nuk ka sens të përmenden Danubi e Vardari’’, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së ka shtruar pyetjen se nëse qeveria po vepron ende me atlasa të Jugosllavisë.

Postimi i plotë:

A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?!

Ndër 16 projektligjet që sot i dërguam në Gjykatën Kushtetuese është Projektligji për menaxhimin e resurseve ujore, për dërgimin e të cilës kam qenë bartës unë si deputet i PDK-së.

Sikur mazhoranca mos ta kontrabandonte nëpër terr këtë dhe 15 projektligjet e tjera, kisha përgatitur për diskutim një kritikë në disa pika ndaj këtij projektligji të hartuar në mënyrë sharlatane e skandaloze. Por, sot do ta ndaj vetëm njërin shqetësim, i cili, ndonëse duket i natyrës teknike, në thelb është më problematik se kaq.

Projektligji specifikon tri pellgje lumore të Kosovës – rajonin e pellgut të Drinit, të Danubit dhe të Vardarit. Në të vertetë, që nga vitet ’90 e tutje, dokumentet zyrtare dhe literatura profesionale i referohen vetëm pellgjeve lumore të lumenjve të Kosovës. Pasi vetë ky projektligj është për Republikën e Kosovës, dhe jo për ish Jugosllavinë, nuk ka sens të përmenden Danubi e Vardari.

A po vepron kjo Qeveri ende me atlasa të Jugosllavisë?! Pse këto referenca gjeografike jugonostalgjike?!

Duhet të kthehen konceptet e pellgjeve lumore me emërtimet e lumenjve të Kosovës! /GazetaExpress

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një poezi e vitit 1903, e cila përshkruan në mënyrë…