16 mijë e 28 raste aktive me Covid në Kosovë

12 shkurt 2022 | 09:14

Në Kosovë aktualisht janë 16 mijë e 23 raste aktive me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara dy qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, ndërkaq janë shënuar edhe 770 raste të reja.

Janë shëruar edhe një mijë e 589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202 mijë e 664.

Në 24 orët e fundit janë dhënë një mijë e 319 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës.

Deri më sot 809 mijë e 982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 92 mijë e 117 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2 mijë e 285 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24…