16 qershori, dita më e rëndësishme në historinë e komunës së Malishevës
16 qershori është dita më e rëndësishme në historinë e komunës së Malishevës. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të luftës së UÇK-së si dhe Martirëve të Luftës, e cila u drejtua nga kryesuesi, Ilaz Krasniqi.
“16 qershori është dita më e rëndësishme në historinë e komunës së Malishevës, sepse simbolizon fuqishëm Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, prandaj në emër të anëtarëve të komitetit urojmë të gjithë çlirimtarët dhe kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificën sublime, dhanë jetën, gjymtyrët dhe gjakun për çlirim dhe lirinë e Kosovës, ne sot nderojmë dhe me përkushtim e punë lartësojmë misionin e dëshmorëve të të gjitha brezave, më qëllimin e vetëm që ta realizojmë detyrën para bashkëkombësve dhe atdheut”, ka thënë Krasniqi.