16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

18 qershor 2022 | 13:26

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Në total numri i rasteve aktive është 101 ”, thuhet në njoftim.

Raporti i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.

Në total numri i rasteve aktive është 101.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një dështimi të Ushtrisë së Federatës së Rusisë në…