16 raste të reja me Covid dhe 291 të vaksinuar

05 maj 2022 | 15:33

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 16 raste të reja me Covid.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës. Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577. Në total numri i rasteve aktive është 402”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën rajonale të drejtorëve të Policisë e cila po…