
16 raste të reja me Covid dhe 4 mijë e 597 të vaksinuar
28 tetor 2021
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 16 raste të reja me Covid.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 4 597 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 553 816 doza të vaksinës. Deri më sot 716 855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 292. Në total numri i rasteve aktive është 428”, ka njoftuar MSh-ja.