16 raste të reja me Covid në Kosovë

22 tetor 2021 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 16 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 45 persona dhe nuk është paraqitur asnjë rast i vdekjes nga Covidi.

“Nga 2 115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen…