16-shi i AAK-së, Smajl Latifi: Së bashku do ta arrijmë fitoren që e meritojmë
09 janar 2025
| 00:02
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, kandidon për deputet me numrin 16 në listën e koalicionit AAK-Nisma.
Ai në një postim të fundit në “Facebook” ka shkruar se mobilizimi për zgjedhjet e 9 shkurtit po merr një përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarëtdhe, sipas tij, entuziazmi i tyre është frymëzues, për të qenë pjesë e suksesit të përbashkët.
“Jam thellësisht mirënjohës për mikpritjen tuaj të ngrohtë, për bashkëpunimin dhe për energjinë që po sillni në këtë proces. Me një përkushtim të tillë dhe me besimin që po dëshmoni, jemi të bindur se së bashku do ta arrijmë fitoren që e meritojmë”, ka shkruar Latifi.